Flash News

KRYESORE

Goditet banda shqiptaro-serbe në Spanjë, vidhnin bankomate

Një bandë shqiptaro-serbe u godit nga policia spanjolle, pasi ishte kthyer në problem në vend, sepse grabiste bankomate. Në pranga ranë katër shqiptarë, dy serbë dhe 1 spanjoll si dhe u sekuestruan sasi të mëdha eurosh.

Grupi përdorte një mënyrë mjaft origjinale për të kryer vjedhjet. ata manovronin një pirun, ku merrnin bankomatet e më pas i zhvendoste ato në vende të sigurta, ku i hapnin dhe vidhnin paratë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Santa Pola”, shtatë personat e arrestuar akuzohen për kryerjen e 9 krimeve për vjedhjen me forcë të ATM-ve, 7 krime për vjedhje si dhe për përdorim të paligjshëm të automjeteve, 1 krim për falsifikim të targave si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Grabitjet u kryen në periudhën mes janarit dhe marsit në zonat e Alicante-s, Albacete-s, Valencia-s dhe Murcia-s.

Sipas Guardia Civil, grupi qëndronte në zonën midis Gran Alacant Santa Pola dhe Almoradí-t.  Grupi i kryente goditjet në mëngjes herët dhe piketonin bankomate në rrugët dytësore në zonat industriale.

Menjëherë pas arrestimit, policia gjeti 48 mijë neuro. Ndëkrohë që pas kontrolleve në banesat e të ndaluarve, u gjetën 14,500 euro, makina, aksesorë, 6 automjete dhe një sërë materialesh të tjera. Serbët dhe shqiptarët u lanë në burg nga gjykata, ndërkohë që për spanjollin u dha masa arrest shtëpie, pasi krimi i tij ishte se kishte fshehur mjetet.

Të fundit