Flash News

KRYESORE

Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, në pranga 3 administratorë qendrash masazhi

Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, në pranga 3

Policia e Tiranës ka goditur një bazë prostitucioni në Tiranë. Në sajë të këtij operacioni janë vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas të dhënave të para, prostitucioni ushtrohej në disa qendra masazhi dhe estetike në kryeqytet. Operacioni “Extra Servis” vjen pas një hetimi 7-mujor .

Sipas policisë, janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjës të këtyre qendrave si dhe janë sekuestruar pamjet filmike të 4 qendrave estetike.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë

– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.

Të fundit