Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Goditet me bombë molotov godina e Kryeministrisë, policia arreston një të ri
Ditën e djeshme, në orën 13:30, një i ri nga Fieri ka qëlluar me shishe molotov godinën e Kryeministrisë. 25 vjeçari Ardian Peshtanaku ka lëshuar shihen në drejtim të Kryeministrisë dhe më pas është arrestuar nga policia.
I riu ka pranuar krimin dhe ka thënë se e kreu veprimin për shkak se shteti nuk po i zgjidh problemet që ka.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal.