Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Goditet grupi i hajdutëve minorenë në Durrës, bënin kërdinë në lokale dhe dyqane
Policia e Durrësit ka goditur një grup hajdutësh minorenë të cilët vidhnin lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë periudhë kohore prej dy muajsh janë dokumentar 9 vjedhje, ndërkohë që bëhet me dije se janë janë proceduar katër persona, dy prej tyre janë vënë në pranga.
Në kuadër të operacionit “Minoreni” u ndaluan dhe u proceduan:
- D. 15 vjeç, banues në Durrës, I ndaluar; I dënuar më parë për vjedhje;
- A. 15 vjeç, banues në Durrës, I ndaluar;
- Z. 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;
- Xh. 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, I proceduar më parë për vjedhje.
Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdour si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:
- Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V. ku kanë marrë 90 000 lekë.
- Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç. ku kanë marrë TV dhe kompjutera lojërash Playstation.
- Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C. ku ka marrë 5 000 lekë.
- Më datë 16.07.2017, në lagjen Nr.8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.
- Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J. , N.K. dhe K.K. ku kanë 50 000 lekë dhe një aparat fotografik.
- Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S. ku kanë marrë disa paketa cigare.
- Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhurme thyerje lokalin e shtetases S.Ç. ku kanë marrë 3 000 lekë.
- Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S. ku kanë marrë 10 000 lekë.
- Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E. ku kanë marrë 10 000 lekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.