Flash News

KRYESORE

Goditet grupi i kokainës në Shkodër, arrestohen 7 persona

Goditet grupi i kokainës në Shkodër, arrestohen 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.

Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M.

  • Në kuadër të këtij procedimi, u arrit tu sekuestrohej një sasi me peshë prej 2237,6gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.
  • Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.
  • Tre automjete Audi, BMW dhe Ford që janë përdorur nga të dyshuarit.
  • Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;
  • Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 285/a të K.Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

Të fundit