Flash News

KRYESORE

Goditet grupi kriminal në Durrës, arrestohen 3 persona për trafikim drogash të forta

Goditet grupi kriminal në Durrës, arrestohen 3 persona për

Në kuadër të operacionit “Vollga” është goditur një grup që ushtronte aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta. Policia ka sekuestruar lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë. Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas me inicialet B.D., A.T, dhe N.M.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

Të fundit