Flash News

KRYESORE

Goditet grupi që merrej me shit-blerje të drogës, 5 persona në pranga

Goditet grupi që merrej me shit-blerje të drogës, 5 persona

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar  operacionin policor antidrogë,  ku si rezultat u  arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:

▪ Sokol B., 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Arben M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

▪ Martin B., banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Edi T., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

▪ Renaldo G., 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben M., dhe Martin e Sokol B., dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip "Kamionçinë" drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga  ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike  dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo G., dhe Edi T., në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë  në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proceduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Çokollatë" (hashish), dhe Cannabis Sativa.
  • 1 automjet frigoriferik tip "Renault"
  • 1 autoveturë tip "Peugeot 407"
  • 7 aparatë celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Të fundit