Flash News

KRYESORE

Goditet nga rrufeja, humb jetën 63-vjeçari në Korçë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 63-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Maliq të Korçës, pasi një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Viktima me inicialet  M.M, banues në fshatin Beras, u shoqrua në Spitalin Rajonal të Korçës nga familjarët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është goditur nga rrufeja në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit