Flash News

KRYESORE

Goditet një grup i shpërndarjes së drogave të forta, tre të arrestuar

Goditet një grup i shpërndarjes së drogave të forta, tre

Policia e Lushnjes njofton se pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, E.Ç, 34 vjeç, E.Ç, 39 vjeç, dhe  E.K, 38 vjeç, të tre banues në Lushnje.

Policia thotë se gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
  • Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
  • Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava
  • Një krëhër me 8 copë fishekë.

“Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

 

Të fundit