Flash News

KRYESORE

Goditet një grup terroristësh në Rusi, njëri hedh veten në erë gjatë arrestimit

Goditet një grup terroristësh në Rusi, njëri hedh veten

Është identifikuar dhe është goditur një grup terrorist të ISIS nga shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB).

Tre prej tyre janë vënë në pranga, kurse një tjetër ka hedhur veten në erë gjatë kohës që po ndiqej nga policia.

Zyrtarët e FSB-së thanë se të dyshuarit po planifikonin të kryenin një seri aktesh terroriste në rajonin jugperëndimor Rostov.

Sipas FSB-së, lideri i këtij grupi ka hapur zjarr ndaj efektivëve gjatë aksionit të arrestimit dhe më pas ka shpërthyer një pajisje, duke u vetëvrarë.

Policia tha se disa armë dhe manuale për krijimin e eksplozivëve janë gjetur gjatë këtij operacioni. Ndërkaq, identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende publik.

 

Të fundit