Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, arrestohen babë e bir në Durrës
Kanë rënë në pranga babë e bir në Durrës, pasi akuzohen për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Pas kontrollit në banesën e tyre, policia u gjeti lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
“Ranë në pranga në flagrancë I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit "Benz Ml" dhe "Volksëagen", të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake"”, sqaron policia.