Flash News

KRYESORE

Goditet një tjetër rrjet prostitucioni, arrestohet tutori dhe 3 të tjerë

Goditet një tjetër rrjet prostitucioni, arrestohet tutori dhe 3

Policia e Tiranës ka goditur sot një tjetër rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga 4 persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se jasnë arrestuar shtetasit me iniciale:  

-P.J 62 vjeç

-T.Th 50 vjeç

-B.D 52 vjeç

- E.P 27 vjeç

Mësohet se T.Th prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës dhe kryente aktivitetin në bashkëpunin me P.J.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 9 aparate telefonik – 2 automjete Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Të fundit