Flash News

KRYESORE

Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, 23 shqiptarë të arrestuar

Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, 23

44 persona, midis tyre 23 shqiptarë, janë arrestuar pas një operacioni të policisë greke që solli shkatërrimin e organizatës që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës.

Nga të arrestuarit, 20 ishin grekë dhe një tjetër me kombësi pakistanze. Policia njofton se janë arrestuar në Athinë shtatë drejtuesit e organizatës, ndërsa ‘koka’ ishte me kombësi shqiptare, gjithashtu në pranga.

Autoritetet greke kanë kryer 44 kontrolle banesash dhe kanë sekuestruar 200 kg marijuanë, si dhe 5 kg kokainë.

Marijuana dhe kokaina vinin nga Shqipëria dhe magazinoheshin në Athinë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Të fundit