Flash News

KRYESORE

Goditi arbitrin me grushte, policia arreston basketbollistin e Tiranës (video)

Goditi arbitrin me grushte, policia arreston basketbollistin e Tiranës

Basketbollisti i Tiranës Bruno Daliu u arrestua nga policia pas dhunës që ushtroi ndaj arbitrit të ndeshjes së kampionatit në basketboll Teuta – Tirana. Basketbollisti i bardhebluve akuzohet për kryerjen e veprës penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”.

Gjatë zhvillimit të takimit që përfundoi me fitoren e durrsakëve 98-86, ndërsa gjyqtari Jurgen Muho ndali ndeshjen, ai iu afrua i nervozuar dhe pas pak sekondash goditi 26 vjeçarin disa herë duke e rrëzuar në tokë.

Dhuna ndaj arbitrit tronditi të pranishmit, ndërkohë që ndeshja po transmetohej edhe në televizion. Ishin lojtarët e tjerë ata që ndërhynë duke shuar konfliktin.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen,. ndërkohë që Daliu rrezikon përjashtimin përjetë nga sporti.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-23-at-22.19.02.mp4"][/video]

 

Të fundit