Flash News

KRYESORE

“Më goditi dhe më ofendoi, Garda nuk reagoi”, flet Kejdi Mehmetaj

“Më goditi dhe më ofendoi, Garda nuk reagoi”, flet Kejdi

Deputetja Kejdi Mehmetaj, ka folur për dhunën që është ushtruar ndaj saj nga deputeti i Partisë Socialiste, Bujal Çela.

Në medie u deklarua se pasi Mehmetaj i ka marr kartën e votimit deputetit Çela, ky i fundit e ka shtyrë deputeten e LSI-së, ndërsa ajo shprehet ndryshe.

Ajo deklaroi se Çela e ka përdorur një fjalor shumë banal ndaj saj si dhe e ka goditur, ndërkohë që Garda nuk reagoi ndaj kësaj dhune.

“Unë nuk kisha as kontakt fizik dhe as verbal me deputetin Bujar Cela. Pra as nuk i fola, as nuk ju drejtova dhe as e preka. Deputeti u ngrit dhe me goditi. Ky është parlamenti i krimit te Edi Rames. Këto janë deputetët e dhunshëm që Edi Rama i përdor për të dhunuar vajzat. Për me tepër punonjësit e gardës nuk ndërhynë për te larguar deputetin i cili përdori edhe fjalor shume të rendë”- ka thënë Kejdi Mehmetaj për “BalkanWeb”.

 

Të fundit