Flash News

KRYESORE

Goditi dhe pështyu kundërshtarin, dënohet futbollisti i Juventusit

Goditi dhe pështyu kundërshtarin, dënohet futbollisti i

Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa është dënuar me 4 ndeshje pezullim pas sjelljes në ndeshjen e fundit kundër Sasuolos ku goditi me bërryl dhe më pas pështyu në fytyrë kundërshtarin, Federico Di Francesco.

Me këtë pezullim, Costa do të humbasë takimet kundër Frosinones, Bolonjas, Napolit dhe ndaj Genoas.

Pas mbylljes së takimit, përmes një statusi në rrjetin social "Instagram" braziliani kërkoi falje për këtë gjest por duket se nuk i ka shpëtuar dot dënimit.

 

Të fundit