Flash News

KRYESORE

Goditi kushëririn me çekiç, gjykata liron Vladimir Gjutën

Goditi kushëririn me çekiç, gjykata liron Vladimir

Vladimir Gjuta, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është lënë serish i lirë nga gjykata.

Ai u arrestua në 4 janar të këtij viti, pasi u akuzua se kishte qëlluar me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Gjykata vendosi lirimin e Gjutës, pasi kushëriri e ka tërhequr denoncimin ndaj tij.

Gjuta është arrestuar më 10 shkurt 2015 si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan.

Të fundit