Flash News

KRYESORE

Goditi mjekun, policia arreston 65 vjeçarin në Lezhë

Goditi mjekun, policia arreston 65 vjeçarin në Lezhë

Një 65 vjeçar me iniciale P.P., është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Lëzhës pasi ka goditur mjekun e urgjencës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, dhe 65 vjeçari ka dhunuar mjekun për shkak të detyrës.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë njoftuar se shumë shpejtë do të ashpërsohen dënimet për personat që godasin mjekët dhe infermierët që ndodhen në krye të detyrës.

Të fundit