Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Holandë pasi ka qënë i dyshuari kryesor për vrasjen e një marokeni, ngjarje e cila ka ndodhur në Itali para tre vitesh.
Shqiptari është indentifikuar si Bojken Zego dhe ka qënë i shpallur në kërkim që në vitin 2015. Ai është arrestuar ditën e sotme në Roterdam.

Bojekn Zego është akuzuar nga autoritetet italiane si i dyshuari kryesor i cili mendohet se ka rrahur për vdekje një maroken.
Shqiptari në ngjarjen e 2015 për rrahjen e marokenit nuk ka qënë i vetmi i arrestuar pasi sipas agjensisë së lajmeve “Ansa” me të ishin edhe 7 persona të tjerë të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.