Goditi Ramën me vezë, Endri Hasa: Nuk ishte e vështirë ta kaloja kordonin e sigurisë, s’jam penduar

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, i cili goditi Kryeministrin Edi Rama me vezë në Kuvend shprehet se aktin në fjalë do ta ribënte sërish duke e konsideruar atë amanet të studentëve dhe protestës së tyre.

Sipas tij “aksioni” i vezëve nuk është i fundit. Hasa, në një intervistë për Politika Online, në Gazetën Shqiptare thotë se kalimi i kordonit të sigurisë në Kuvend me vezë nuk ishte i vështirë, pasi në sallën plenare nuk lejohen sendet metalike.

Deputeti Hasa shprehet se situata aktuale duhet ta detyrojë Kryeministrin që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe t’i përmbushë ato. GSH