Flash News

KRYESORE

Goditja e 7 grupeve kriminale, reagon Fatmir Xhafaj: Dëshmi e forcës së ligjit; do ndëshkohen të tjerë

Goditja e 7 grupeve kriminale, reagon Fatmir Xhafaj: Dëshmi e forcës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për operacionin e Policisë së Shtetit ku u goditën 7 grupe kriminale që trafikonin njerëz drejt SHBA, Britanisë dhe Kanadasë. Sipas Xhafajt, kjo është dëshmi e aksionit ‘Forca e Ligjit’ dhe profesionalizimit në rritje të policisë.

Ministri paralajmëron goditjen e grupeve të tjera kriminale.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale”,shprehet Xhafaj.

Trafikuan 1 mijë shqiptarë/ Goditen 7 grupe kriminale me 39 të arrestuar; Policia zbardh emrat dhe skemën e përdorur

Të fundit