Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Goditja e fundit për janarin, Vllaznia prezanton sulmuesin e ri
Vllaznia sot ka kryer transferimin e fundit për këtë merkato janar. Ai është Silvio Junior, lojtari i cili ndihmoi shkodranët në sezonin e kaluar për t'u ngjitur në Superligë.
Braziliani nuk pati sukses në Sllovaki dhe tashmë do ta rishohim në kampionatin shqiptar.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior. Ky i fundit siç e dini, ka qenë pjesë e skuadrës kuqebluve gjatë sezonit të kaluar teksa dha kontributin e tij për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë.
Ndërkohë ditët e fundit, drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën atij për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia dhe lojtari e ka pranuar atë ndërkohë që pasditen e sotme ka hedhur edhe firmën në kontratë.
Junior do të jetë pjesë e klubit tonë për një periudhë njëvjeçare dhe shpresojmë që me ardhjen edhe të tij, skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemin e mungesës së golit. Mirë se erdhe sërish në Shkodër, Silvio!”, njofton klubi kuqeblu.