Flash News

KRYESORE

Goditja e klanit ‘Bajri’, Veliu takon homologun holandez: Do pasohet nga operacione të tjera të përbashkëta

Goditja e klanit ‘Bajri’, Veliu takon homologun holandez: Do pasohet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndodhet në Hagë të Holandës ku po merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane

Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandë, Erik Akerboom.

Në këtë takim ai falënderoi Drejtorin e policisë holandeze për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”, që u finalizua në bashkëpunim me Policinë holandeze ku u godit një grupi kriminal i Bajrit që vepronte në Shqipëri dhe Holandë.

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Të fundit