Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Goditja’ në Berlin, Berisha akuza Ramës dhe Thaçit: Do përpiqen sërish të kafshojnë qenien kombëtare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin se kanë sulmuar Ramush Haradinajn për taksën ndaj produkteve serbe më shumë se edhe Aleksandar Vuçiç. Në reagim, Berisha nuk i përmend në emër kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës, por i quan ‘Zografi Bis’ dhe ‘Miladini shqipfolës’, të cilët i akuzon se po i shërbejnë presidentit serb.
Berisha thotë se pas goditjes që morën në Samitin e Berlinit për çështjen e kufijve, ata do përpiqen sërish të kafshojnë qenien kombëtare, të aftë për të bërë gjthçka për lëkurën dhe karrigen e tyre.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Argatet jane me te eger se sa padroni i tyre!
Miladini shqipfoles dhe Zografi Bis, pasi deshtuan me projektin e serbomadhise sillen ne Samit si zagare te Vuçiç!
Ata i versulen gjate darkes zyrtare Kryeministrit te Kosoves per heqjen e takses antiargat edhe me shume se padroni i tyre Vuçiç.
Zografi Bis e ben kete edhe pse ai muaj me pare kishte mbeshtetur si vendim te drejte vendosjen e kesaj takses, shfrytezoi rastin per te bere presion per heqjen e saj per t’i deshmuar besnikerine e tij padronit te vet Vuçiç.
Kuse Miladini shqipfoles, qe ka kerkuar publikisht dhjetra here heqjen e takses antiargat dhe te njejten gje beri edhe ne darken e samitit, me me zell se sa padroni i tyre.
Por kur erdhi ne Kosove, duke u tallur me qytetaret e vendit te tij, i vetedijshem se ishte goditur dhe damkosur rende me deshtimin e projektit serbomadh qe shpalli dhe me agresivitet mbrojti ate ne Kosove dhe mbare boten, nderroi fytyre dhe mbrojti publikisht taksen kunder tij si te drejte.
Miq, Miladini shqipfoles dhe Zografi bis, te dy jane armiq te eger te rrezikshem te kombit shqiptar. Ata, pasi moren ne Berlin nje goditje te rende dhe u poshteruan ne syte e botes per projektin e serbomadhise, do perpiqen serish te kafshojne qenien kombetare, te afte per te bere gjthçka per lekuren dhe karrigen e tyre. Turpi i mbulofte!