Flash News

KRYESORE

Godole ironizon Xhufin gjatë emisionit: Nuk jemi në komunizëm të marrësh kurse falas

Godole ironizon Xhufin gjatë emisionit: Nuk jemi në komunizëm

Debati për kampin e internimit në Tepelenë ka devijuar në replika ironizuese midis të ftuarve në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Fillimisht, studiuesja Jonila Godole ka deklaruar se priste sot një falje publike nga Pëllumb Xhufi për deklaratën e mëparshme dhe më pas kërkoi nga historiani që të trajtojë me kujdes dokumentat për këtë çështje dhe jo të mjaftohet me mbledhjen dhe citimin e tyre. Pas kësaj kërkese, palët kanë shkëmbyer disa ironi mes tyre.

Jonila Godole: Dokumentat duhet t’i vendosni në kontekst. Nuk mund të merrni dokumenta majtas-djathtas...

Pëllumb Xhufi: Mund të më mësoni ju si të shkruaj historinë.

Godole: Po edhe mund t’ju mësojmë ne që jemi shkolluar në Perëndim.

Xhufi: A jepni kurse, të na bëni ndonjë kurs falas.

Godole: Jo, nuk ka kurse falas sepse nuk jemi më në komunizëm.

Xhufi: Epo nuk kam para të vij në kurs pra.

Të fundit