Flash News

KRYESORE

Gol dhe ofendime në shqip; kush e zemëroi Armando Sadikun

Gol dhe ofendime në shqip; kush e zemëroi Armando Sadikun

Armando Sadiku ishte hero pozitiv dhe negativ i Luganos në ndeshjen ndaj Bazelit. 27-vjeçari shënoi një gol nga 40 metra, që e shoqëroi me disa ofendime në gjuhën shqipe: “Të q….. robt”.

Pas ndeshjes sulmuesi i kombëtares sonë u shpreh për mediat vendase se ishte i zemëruar me të gjithë, pa përjashtim.“Unë jam i tillë, isha i zemëruar me të gjithë, Shava në shqip, sepse jam me nerva me të gjithë, edhe me gazetarët, edhe me veten time. Unë jam profesionist, po punoj shumë për t’u kthyer në maksimum pas dëmtimit tim. Pranoj zgjedhjet e trajnerit, bëj maksimumin kur luaj. Jam i kënaqur, por jo dhe aq për objektivin që kam, për të arritur sa më lart në karrierë”.

Aludohet se ofendimi ishte edhe për trajnerin Fabio Celestini, por ky i fundit nuk i kurseu batutat kur u pyet nga mediat.  “Nëse e ka inatin me mua dhe shënon, aq më mirë! Shpresoj të tërbohet çdo të diel, atëherë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandon, pastaj bëj disa zgjedhje. Ndonjëherë luan ai, ndonjëherë të tjerët, kështu funksionon për të gjithë. Megjithatë, i kërkoj të bëjë gjithnjë atë që bëri sot dhe për këtë jam i kënaqur“.

Supergoli i Sadikut on Vidnews.

 

Të fundit