Flash News

KRYESORE

"Golashënuesi i sezonit", Messi fiton trofeun Pichichi për herë të shtatë në karrierë

"Golashënuesi i sezonit", Messi fiton trofeun Pichichi për

Lionel Messi është shpallur fituesi i golashënuesit më të mirë të sezonit në La Liga, trofe të cilin ai e fiton për herë të shtatë në karrierë.

Sulmuesi argjentinas shënoi 25 gola për Barcelonën në La Liga, duke ia lënë vendin e dytë Karim Benzemas, i cili e mbylli sezonin me 21 gola të shënuar tek real Madridi.

Ky është sezoni i katërt radhazi që Messi ka përfunduar në krye të renditjes së golashënuesve ​në kampionatin elitar të Spanjës, pas Hugo Sanchez i cili bëri të njëjtën gjë në vitet 80'.

Kujtojmë se sezoni më i mirë i Messit ishte 2011-2012, ku ylli i Barcelonës shënoi 50 gola.

Rëndësia e Messit për Barcelonën është e qartë, pasi ka shënuar 25 nga 86 gola në total apo 29 për qind e golave ​​të ekipit këtë sezon.

Të fundit