Golashënuesit kuqezi: Kjo fitore na duhej, jemi në rrugën e duhur për në Euro 2020

Katër golashënuesit e Shqipërisë janë mjaft të kënaqur për suksesin e arritur ndaj Islandës. Ata thanë se këtë herë u paraqit një Shqipëri ndryshe në fushë dhe kishin besim se do të tregonin vlerat e tyre. Elseid Hysaj dhe Kastriot Dermaku gjetën golin e parë sot me fanellën kuqezi, ndërkohë që lanë shenjën e tyre edhe Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi.

Ata gjykojnë se kjo është rruga e duhur për të shkuar në Euro 2020 dhe synojnë të vazhdojnë kështu.

Hysaj

“Loja që bëmë ishte krejt ndryshe nga Franca. E dimë që kemi potencial, kishim besim për të treguar vlerat. E kërkova vetë, sepse kisha një problem në pulpë. Nuk mund të vazhdoja, dhe duhej dikush më i freskët në fushë. Akoma nuk e besoj që kam bërë gol. Duhet të marr veten dhe do es hoh më vonë golin. Gëzimin që pata në atë moment, nuk e besoja. Jam shumë i kënaqur për golin e për fitoren. Të vazhdojmë me kokën lart.”

Roshi

“Qëllimi ynë në këto 2 ndeshje, ishte të mundmini Islandën! Na kishte marrë 9 pikë në 4 ndeshje! Ishte një ndeshje shumë e madhe, duhet të përshëndes të gjithë çunat! Duhet të shikojmë ndeshjen tjetër!

Festimi? Ekipi Kombëtar gjithmonë kur humb ka gjithmonë kritika. Festimi qe për njerëzit që kritikojnë atje ku nuk duhet. Thjesht duhet të mbështesin ekipin kundërshtar në të mirë dhe në të keq. Duhet të mësohem me skemën. Trajneri e di. Unë jap gjithmonë maksimumin. Duhet të gëzoj këto orë që jam në Shqipëri me çunat! Nuk e kisha me specialistët. Ata kritikojnë atje ku duhet. E kam me njerëzit që nuk e kuptojnë futbollin. Nuk shava dhe nuk ofendova njeri. Thjesht bëra një veprim pas atij goli!”

Dermaku

“Po, mund të bënim më mirë në mbrojtje, por bëmë një ndeshje të mirë. Kjo është rruga e duhur, nëse duam të arrijmë në Europian. Kemi pasur shumë eufori, dhe nuk kemi qenë të rregulluar, por kur luan me zemër, krijon raste dhe shënon siç bëmë në pjesën e dytë. Festa? U kënaqa, ishte një moment shumë i mirë për mua. Një ëndërr që u realiua. Fitorja e parë që kur po luaj titullar. Janë 3 pikë me rëndësi për të ardhmen.”

Cikalleshi

“Hera e parë që luaj me Manajn në ndeshjen zyrtare! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Patëm kombinime bashkë. Ka gjëra për të rregulluar. Jam i lumtur se rrugën e rrjetës e gjetëm në të gjitha mënyrat. Është mirë kur funksionon ekipi. Në qoftë se do të vazhdonim ëndrrën për kualifikim ishim të dënuar të fitonim. Do të kemi një finale tjetër me Turqin. Bëmë gjysmën e punës sot. Gjysmën e kemi ndeshjen e ardhshme. Ekipi reagoi, kjo nuk është e lehtë. E kemi treguar edhe më përpara që reagojmë. Kjo është gjë e mirë. Turqia? Unë Turqinë e njoh shumë mirë. Kemi shans, edhe pse kemi humbur shumë. Kemi bërë gjysmën e rrugës, nuk duhet të fluturojmë. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet të japim maksimumin”.

 

View this post on Instagram

 

Se ju jeni krenaria e shqiptarisë! 🇦🇱 Thank you all 🙏🏻 Love you ❤️

A post shared by Andi Lila (@andilila) on