Flash News

KRYESORE

Golat e më të mirëve nuk mjaftojnë, Derbi i Madridit mbyllet në barazim

Golat e më të mirëve nuk mjaftojnë, Derbi i Madridit mbyllet

Derbi i Madridit mes Real-it dhe Atletiko-s nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen numër 217 në historinë e futbollit iberik.

Pjesa e parë e ndeshjes së Madridit u mbyll në barazim pa gola, edhe pse pati plot raste, me goditje shtylle dhe raste të pastra për gol.

Pjesa e dytë nisi me një marsh më tepër për Realin, me Galaktikët që tentuan të gjenin golin e epërsisë. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me të përhershmin Cristiano Ronaldon, por goli i  Antoine Griezmann katër minuta më pas, vendosi baraspeshën.

Ky barazim mban Atletico-n në vendin e dytë, ku ndodhet katër pikë para Realit, ndërsa Los Blancos gjenden në vendin e tretë me 64 pikë, 15 pikë më pak se Barcelona.

Të fundit