Flash News

KRYESORE

Golat Xhakës dhe Shaqirit, reagon dhe Rita Ora

Golat e shënuar nga Xhaka dhe Shaqiri për Zvicrën në ndeshjen kundër Serbisë kanë përfshirë gjithë shqiptarët. 

Rrjetet sociale sonte flasin vetëm “shqip” dhe vetëm për Xhakën dhe Shaqirin.

Të shumta kanë qenë reagimet për dy lojtarët që çuan peshë zemrat e shqiptarëve. Pas Dua Lipës, ka reaguar dhe Rita Ora.

Në dy postime të ndryshme, Rita ka ripostuar fotot qe secili nga dy lojtarët shqiptarë nga Kosova kanë publikuar në profilet e tyre.

Rita shkruan mbi foto se është krenare.

Në këtë mënyrë dhe Rita është bërë pjesë e festimeve.

Të fundit