Flash News

KRYESORE

Goli që vrau Escobar-in

Goli që vrau Escobar-in

Mbrëmjen e djeshme, Kolumbia u eliminua nga Botërori, pas dy penalltive të humbura nga 11 metrat kundër Anglisë.

Mesazhe kërcënuese dhe të ashpra janë shfaqur pasi Kolumbia u eliminua nga Kupa e Botës. Këto mesazhe shënjestronin Mateus Uribe dhe Carlos Baccan, të cilët janë dy lojtarët që humbën penalltinë.

Postime, shumica e të cilave kundër Baccas, pasi humbja e tij u vlerësua si “më e keqja”, paralajmëronin futbollistët se do të ishin të vdekur, e madje edhe u bënin thirrje të vetëvriteshin, nëse do të ktheheshin në vendin e Amerikës Jugore.

Në datën 2 korrik ishte dhe 24 vjetori i vdekjes së mbrojtësit kolumbian Andres Escobar, i cili u qëllua me vdekje pasi shënoi një autogol që eliminoi Kolumbinë nga Kupa e Botës së vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara. Escobar u qëllua nga Humberto Munoz. E dashura e Andres Escobar sqaroi më vonë se në momentin që ai u qëllua, bërtiti “gogol”.

Munez është u dënua me 45 vite burg por u lirua në vitin 2005 për sjellje të mirë.

Të fundit