Flash News

KRYESORE

Gomonia me 2.5 ton kanabis, PD: Policia mbyll sytë dhe mbron vëllezërit

Gomonia me 2.5 ton kanabis, PD: Policia mbyll sytë dhe mbron

Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me kapjen e 2.5 ton droge, e cila ishte nisur nga Shqipëria dhe u kap nga policia italiane. Alibeaj tha se kjo është një tjetër provë e fortë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës pasi sipas tij, gomonia ka kaluar nën hundën e policisë shqiptare dhe para syve të radarëve.

“Kjo është e disata herë që brenda pak kohësh mjetet lundruese të nisura nga Shqipëria nisen me tonelata drogë drejt Italisë dhe kapen nga Guardia di Financa duke sfiduar policinë dhe radarët shqiptarë . Dhe në fakt nuk ka si ndodh ndryshe, kur vendi qeveriset nga një kryeministër vëllai i të cilit është i përfshirë direkt në trafikun e kokainës. Kjo ndodh në vendin ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali për trafik droge, por mbrohet nga qeveria dhe nuk ekstradohet për tu përballur me drejtësinë e vendit fqinj”, deklaroi Alibeaj.

Ndërsa Europa mbarë jep alarmin dhe i kërkon qeverisë të ndalë lumin e drogës shqiptare dhe kur Departamenti i Shtetit na etiketon si vend tranzit i kokainës kolumbiane, qeveria shqiptare, tha Alibeaj, mbron Olsin, Agronin apo Saimirin të kapur në flagrancë si kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

“Policia mbyll sytë para 2.5 tonëve drogë dhe mbron vëllezërit! Qeveria bëhet e verbër dhe nuk e sheh detin me drogë, sepse kryeministri Edi Rama është vetë koka e triadës së trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri”, përfundoi Alibeaj.

Të fundit