Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fatbardh Kadilli
Mjaftoi një debat i drejtpërdrejtë mes Kryeministrit dhe Kryetarit të opozitës, që edhe më skeptikët ta shikojnë nga një kënd tjetër opozitën.
Fjala e Bashës dhe replikat me Ramën, në seancën e fundit në Kuvend, më shumë se të nevojshme për ata vetë, ishin të nevojshme për ata që i ndiqnin. Veçanërisht e rëndësishme është për opozitën tek e cila, kjo përballje ndezi shkëndijën e parë të optimizmit. Më në fund, shumë paqartësi në opinionin publik papritur e humbën peshën e tyre dhe gjykimi përftoi dimensionin e munguar nga veprimi politik i qartë. Një fjalim dhe një replikë çelën udhën e përkufizimit të opozitës nëpërmjet vetpërcaktimit dhe qartësisë e forcës së qëndrimit. Edhe pse pa një kauzë të re e të dallueshme, aksioni i opozitës përftoi peshë.
Që nga zgjedhjet e në vijim u krijua një pështjellim në gjykim dhe vlerësim për sjelljen e aktorëve kryesorë politikë, sa u duk sikur u humbën kufijtë dhe u vagëllua profili që na dallon qartë njërin nga tjetri, pushtetin nga opozita. Nuk qe marrëveshja politike e 18 majit shkak për këtë paqartësi. Të pamësuar me marrëveshje politike, edhe vetë aktorët politikë, e jo më ndjekësit e tyre, e patën të vështirë ta kuptojnë atë si pjesë dhe jo si e tërë. Të merresh vesh me kundërshtarin për rregullat e garës, nuk do të thotë se ke lënë ndeshjen. Për krahasim, marrja vesh për rregullin e ofsaidit, nuk do të thotë se nuk ka më futboll. Ishte mënyra si u përcoll në publik marrëveshja, bashkë me mënyrën se si e interpretoi aksionin e vet politik opozita në periudhën pas marrëveshjes, që e shkaktuan këtë pështjellim. Pasojë e menjëhershme e përhumbjes gati denatyruese të misionit dhe rolit konkret të opozitës ishte rezultati i zgjedhjeve që kaperceu çdo parashikim. Por, rënia duket se nuk u ndal. E padukshme, edhe pse e pamatur në mënyrë të besueshme, rënia dhe tkurrja e opozitës ndihej në qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve ndaj opozitës. Ngecja në spiralen rënëse ndihej edhe nga vetë opozitarët.
Incidenti i votimit për Kryetarin e Parlamentit e shtoi edhe më tepër ndjesinë rënëse. Debati i zgjatur mes protagonistëve politikë të opozitës po e shndërronte grindjen e brendshme në një fabul fatale të ekzistencës së opozitës. Këtu hyn edhe debati i ndershëm dhe racional me dilemat për kohën e bërjes së analizës, si dhe për zgjedhjet dhe për çështje të organizimit të partisë. E përthithur brenda kësaj fabule, opozita rrezikoi që të përkufizohej me konfliktet e saj të brendshme, me krizën e besimit brenda saj.
Por, çdo debat për punët e brendshme të PD-së nuk mund të vlejë më shumë se detyrimi i PD-së për të bërë opozitë. Misioni ynë nuk është të krijojmë një organizatë politike perfekte, me rregulla e statut që respektohet plotësisht, dhe që i bën të lumtur anëtarët e vet me këto. Qëllimi ynë është të bëjmë politikë, të bëjmë opozitë. Këtë presin qytetarët. Analizat vlejnë për të pasur një organizatë sa më efektive, pikërisht për qëllimin e madh për të bërë opozitë. Rregullimet e brendshme vlejnë për të motivuar më shumë antarësinë e partisë, por kjo është shumë më pak se të bërit opozitë. Ne ekzistojmë, jo për të pasur një organizatë, por për të patur një opozitë në këtë vend. Ne ekzitojmë se duam të marrim përgjegjësitë e opozitës. Njerëzit nuk do të na ndjekin se respektojmë rregullat e statutin. Njerëzit do na ndjekin vetëm nëse i bindim se kemi aksion politik. Njerëzit do na ndjekin vetëm nëse i bindin se jemi të vendosur. Ndaj, pavarësisht temës dhe vlerësimeve për cilësinë e interpretimit, debati i seancës së fundit, veçanërisht fjala dhe qëndrimi i Bashës dhanë shkëndijën e parë të optimizmit opozitar.
Sot, duhet më shumë se kurrë që të forcohet aksioni opozitar në parlament. Argumenti i opozitës, kauzat e opozitës, interesi publik, bindjet dhe vizioni i opozitës shpalosen dhe mbrohen në parlament. Atje është skena e politikës. Atje përplasen jo ligjërimet dhe jo ligjëruesit, por idetë, qëndrimet që ndajnë pushtetin nga alternativa tjetër, ajo e opozitës. Kjo është alternativa që trysnon mbi qeverinë, mbi vendimet dhe sjelljet e saj. Kjo është alternativa që u jep shpresën shqiptarëve që ka më shumë se një rrugë dhe se rrugën nuk e përcakton "timonieri", por pasagjerët. Kjo betejë nuk bëhet vetëm nga deputetët. Kjo betejë bëhet nga të gjithë. Kërkon energjinë dhe kontributin e gjithkujt brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, brenda dhe jashtë PD-së.
Fjala e Bashës dhe përballja e tij e parë e fortë me Ramën e ndihmoi profilizimin dhe vetpërkufizimin e opozitës. Ky është vetëm gongu i parë i ndeshjes. Çdo seancë e Kuvendit duhet të përcojë fort tingullin e këtij gongu. Demokratët dhe çdo qytetar që vetpërcaktohet si opozitar ringrihen vetëm kur dëgjon gongun e ndeshjes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38