Flash News

KRYESORE

Google Chrome do të vijë me një ide që pritet të ndryshojë botën e internetit

Google Chrome do të vijë me një ide që pritet të

Ekipi pas Google Chrome, shfletuesi më i popullarizuar në botë, po konsideron një ide që do të ndryshonte mënyrën se si ne të gjithë e përdorim internetin, sipas një raporti të ri nga Wired.

Sa herë që hapni shfletuesin tuaj të internetit për të vizituar një faqe interneti sot, ose kërkoni emrin e faqes në një motor kërkimi si Google, ose ju shkruani një adresë të veçantë, ose URL, në shfletues.

Mund të jetë e thjeshtë që të kërkoni nëse kujtoni disa URL, apo dhe duke shtuar një “.com” në shumicën e emrave të biznesit, por kjo nuk është gjëja më ideale. Disa faqe tani kanë domain-e të ndryshme si “.biz” ose “.info” dhe duke qenë se shumica e njerëzve përdorin smartphone-ët ndërsa kërkojnë, zakonisht nuk mund të shohin URL-në e plotë dhe në këtë mënyrë është mjaft e thjeshtë për kriminelët kibernetikë të mashtrojnë njerëzit të mendojnë se ata ndodhen në një faqe interneti të besuar.

Për këto arsye dhe të tjera, ekipi i Google Chrome mendon se është koha për të dalë me një zgjidhje më të mirë.

“URL-të janë të vështirë për t’u lexuar dhe është e vështirë të dihet se cila pjesë e tyre duhet të besohet dhe në përgjithësi nuk mendoj se ato po funksionojnë si një mënyrë e mirë për të përcjellë identitetin e faqes,” u shpreh Adrienne Porter Felt inxhiniere pranë Google Chrome.

“Pra, ne duam të lëvizim drejt një mënyre ku identiteti është i kuptueshëm nga të gjithë – ata e dinë se me kë po flasin kur përdorin një faqe interneti dhe mund të arsyetojnë nëse mund t’i besojnë apo jo, shkruan Business Mag Albania. Ne duam të sfidojmë se si duhet të shfaqet URL-ja dhe po gjejmë mënyrën e duhur për të përcjellë identitetin.”

Ekipi i Google Chrome ende nuk ka bërë publike një zgjidhje për URL-të, pasi akoma janë duke punuar për zgjidhjen ideale. Sipas Wired do të jetë më i sigurtë se konfigurimi aktual dhe më i përshtatshëm për njerëzit që t’i mbajnë mend.

Adrienne Porter Felt tha se ekipi i saj “do të jetë më i gatshëm të flasë publikisht për idetë e veta këtë vjeshtë ose në pranverë.”

Të fundit