Flash News

KRYESORE

Google Chrome sjell opsionin e bllokimit të reklamave, së shpejti

Google Chrome sjell opsionin e bllokimit të reklamave, së shpejti

Google Chrome ka si mision të mbrojë përdoruesit nga elementët e padëshirueshëm të webit. Për këtë arsye, Google do të filtrojë edhe reklamat e këqija.

Planet e Google Chrome për të bllokuar reklamat u bënë të ditura në Prill dhe Korrik të 2017-ës, kur nisi testimet e bllokuesit të reklamave.

Për herë të parë nisi të bllokonte reklama në Shkurt të 2018-ës. Si pjesë e “Koalicionit për Reklama më të Mira”, Google aplikon disa standarde kur përzgjedh reklamat e mira dhe të këqija.

Nëse një website përmban reklama të këqija, Google do t’i bllokojë të gjitha derisa website-i t’i largojë vetë.

Të fundit