Flash News

KRYESORE

Google e paguan shtrenjtë largimin e dy ekzekutivëve të akuzuar për ngacmim seksual

Google e paguan shtrenjtë largimin e dy ekzekutivëve të akuzuar

Kompania ‘Google’ ka paguar 105 milionë dollarë për Andy Rubin dhe Amit Singhal, të cilët u akuzuan për ngacmim seksual në vendin e punës.

The Neë York Times bëri me dije se ‘motori i kërkimit’ i kishte dhënë Rubin-it 90 milionë dollarë dhe Singhal-it 15 milionë dollarë për t’u larguar nga kompania.

Bordi drejtues kishte miratuar paketën 90 milionë dollarë si një dhuratë lamtumire për Rubin. Por arsyeja e vërtetë e largimit të tij nuk përmendet askund.

Për Singhal thuhet se është lejuar të largohet nga Google në 2016-ën, pasi u mësuan ngacmimet seksuale të tij.

Në fillim Google kishte rënë dakord të paguante 45 milionë dollarë tek Singhal, por u reduktua në 15 milionë sepse kishte shkuar të punonte tek një konkurrent (Uber).

Google është shprehur më parë se asnjë prej atyre që kanë ikur për ngacmime seksuale nuk kishte marrë para për largimin.

Të fundit