Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Google mbyll aplikacionin “Hangouts”, priten versionet e reja
Google bëri me dije se versionet klasike të “Hangouts” për përdoruesit me pagesë të G Suite do të fillojnë të tërhiqen në tetor. Ato do t’i lënë vendin versioneve të reja Hangouts Chat dhe Meet.
Google tha se do të ofrohen versione falas të Chat dhe Meet, pasi kalimi nga version klasik të jetë përfunduar së pari në G Suite.
Mes muajit prill dhe shtator, Hangouts Chat dhe Meet do të pasurohen me më shumë funksione të Hangouts klasik. Mund të përmendim integrimin e Gmail, përmirësimin e video telefonatave dhe thirrjet përmes Google Voice.