Flash News

KRYESORE

Google mbyll aplikacionin “Inbox”, më 2 prill

Pas mbylljes së “Google+”, është marrë vendimi të mbyllet më 2 prill edhe një tjetër shërbim i gjigantit të motorit të kërkimit, Google.

Kompania ka zgjedhur që më 2 prill aplikacioni “Inbox” të ‘përshëndetet’ për herë të fundit me përdoruesit.

Google filloi të njoftonte përdoruesit e “Inbox” se pas 15 ditësh aplikacioni nuk do të jetë më. Njoftimi përmbante një link për të hapur aplikacionin “Gmail” në përpjekje për t’i mbajtur përdoruesit rreth produkteve të Google.

“Gmail” ka adoptuar tashmë disa prej funksioneve kryesore të “Inbox” dhe të tjerat do të vijnë gradualisht në javët në vijim. Disa prej tyre janë Smart Reply, Smart Compose dhe Follow-ups.

Të fundit