Flash News

KRYESORE

Google pushon nga puna 48 punonjës, mes tyre 13 drejtues të lartë

Google pushon nga puna 48 punonjës, mes tyre 13 drejtues të lartë

Google ka pushuar nga puna 48 punonjës, 13 prej të cilëve ishin menaxherë të lartë. Vendimi erdhi pas akuzave për ngacmime seksuale.

Në një letër dërguar punonjësve, shefi ekzekutiv Sundar Pichai tha se gjigandi i teknologjisë do të ndiqte një linjë të ashpër ndaj kësaj sjelljeje.

Vendimi erdhi në përgjigje të një raporti të The New York Times, i cili thoshte se krijuesi i Android Andy Rubin kishte marrë 90 milionë dollarë për t’u larguar nga kompania pas përballej me të njëjtat akuza.

Sipas raportit të The New York Times, dy ekzekutivë të lartë të Google kanë kërkuar dorëheqjen e Rubin, pasi akuzat për ngacmim seksual ishin provuar.

Të fundit