Flash News

KRYESORE

Google refuzon të heqë aplikacionin që lejon gjurmimin e grave në Arabinë Saudite

Google refuzon të heqë aplikacionin që lejon gjurmimin e grave

Google ka bërë me dije se nuk do të heqë aplikacionin ‘Absher’ nga dyqani i aplikacioneve duke thënë se nuk shkel politikat e kompanisë.

‘Absher’ është një aplikacion kontrovers qeveritar, ku përdoruesit mund të aksesojnë shërbimet qeveritare si të aplikojnë për punë, të paguajnë gjoba, të rinovojnë leje e licenca apo të raportojnë krime. Përmes tij, bashkëshortët mund të gjurmojnë gratë e tyre dhe të kontrollojnë lëvizjen e tyre.

“ Bussines Insider” shpjegon se burrat sauditë përdornin aplikacionin edhe për të ndaluar gratë të dalin jashtë vendit.

Pas publikimit të raportit, reagoi ‘Amnesty International’ duke kritikuar Google dhe Apple që kanë lejuar një aplikacion të tillë në dyqanet e tyre respektive.

 

Të fundit