Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
30 vjet më parë "Marrëveshja Dy plus Katër" vulosi ribashkimin e Gjermanisë. Mihail Gorbaçov festohet për këtë deri sot në Gjermani, por kritikohet ashpër në Rusi. A janë të justifikuara pretendimet ruse?
I vlerësuar në Perëndim, jopopullor në atdhe: trashëgimia politike e kreut të fundit të shtetit sovjetik, Mihail Gorbaçov, është kritikuar vazhdimisht në Rusi. Bashkimi i Gjermanisë i fiksuar në 12 shtator 1990 në të ashtuquajturin marrëveshje dy-plus-katër, luan një rol qendror për këtë. Akuzat kryesore: Shefi i atëhershëm i Kremlinit kërkoi shumë pak para nga qeveria gjermane për miratimin e tij dhe nuk e parandaloi zgjerimin e NATO-s.
Gorbaçovi mund të kishte vendosur "të paktën kushte" për anëtarësimin në NATO të Gjermanisë së ribashkuar, shkroi politikani i punëve të jashtme dhe senatori Aleksei Pushkov në shërbimin e mesazheve Telegram në korrik. Ai dhe shumë të tjerë nuk e kritikojnë ribashkimin gjerman në vetvete, por trajtimin që i bëri atij Gorbaçovi.
Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu foli për një "gabim të Gorbaçovit" në një intervistë në 2017. Gjatë negociatave për Gjermaninë, ky i fundit duhet të kishte kërkuar garanci të detyrueshme nga NATO. Gorbaçovi e hodhi poshtë këtë kritikë.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Kohl dhe Gorbaçov në korrik 1990 në takimin në Kaukaz[/caption]
Si i dha Gorbaçovi Kohlit dritën e gjelbër
Marrëveshja Dy-plus-Katër u nënshkrua në Moskë nga ministrat e jashtëm të RFGJ dhe RDGJ si dhe të katër fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore - BRSS, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Dokumenti me shtatë faqe "mbi rregulloren përfundimtare në lidhje me Gjermaninë" i dha fund ndarjes së Gjermanisë pas më shumë se 40 vjetësh.
Kufijtë u përcaktuan në mënyrë të detyrueshme dhe çështjet e sigurisë u sqaruan, duke përfshirë anëtarësimin në NATO, zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura gjermane nga rreth gjysmë milioni ushtarë vetëm në RFGJ në 370.000 në Gjermaninë e bashkuar dhe tërheqjen e ushtrisë sovjetike nga ish-RDGJ. Negociatat u zhvilluan midis majit dhe shtatorit 1990 dhe bisedimet paraprake filluan menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit.
Ne nuk njohim ndonjë listë me pika që të ketë përdorur Gorbaçovi për të negociuar me Gjermaninë. Kjo e bën të vështirë një analizë të "gabimeve" të tij. Ai vetë nuk besonte në një ribashkim të shpejtë gjerman dhe e kritikoi programin e Helmut Kohl me 10 pika, me të cilin kancelari përcaktoi drejtimin në fund të nëntorit 1989.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Nënshkrimi i Marrëveshjes Dy plus Katër në Moskë, më 12 shtator 1990[/caption]
Por që në fillim të vitit 1990 vlerësimi në Moskë ndryshoi. Pas një takimi në rrethin e ngushtë të pushtetit u arrit në përfundimin se ribashkimi gjerman ishte "i pashmangshëm", shkroi Gorbaçov në kujtimet e tij. Ndër të tjera, u vendos që të filloheshin bisedime midis katër fuqive fituese me të dyja shtetet gjermane dhe të shqyrtohej tërheqja e trupave sovjetike.
Momenti i kthesës u shënua gjatë një bisede me Kohlin në Moskë më 10 shkurt 1990. "Ne kishim miratimin e Gorbaçovit për procesin Dy-plus-Katër dhe mbi të gjitha dritën e tij të gjelbër për rregullimin e aspekteve të brendshme të ribashkimit gjerman," shkroi Kohl në ditarin e tij.
Tërheqja e trupave të ushtrisë sovjetike
Një nga pikat veçanërisht të diskutueshme ishte anëtarësimi i ardhshëm në NATO i Gjermanisë së ribashkuar. Moska fillimisht kërkoi një status neutral, qeveritë e Gjermanisë Perëndimore në Bon dhe Uashingtoni ishin kundër kësaj. Përfundimisht Gorbaçovi u dorëzua.
Në marrëveshjen Dy-plus-Katër u përcaktua që asnjë trupë e NATO-s dhe asnjë armë bërthamore nuk do të vendoseshin në territorin e RDGJ. Një shtrirje e NATO-s në Evropën Lindore u diskutua kalimthi; diplomatët perëndimorë sinjalizuan se kjo nuk do të ndodhte. Sidoqoftë, kjo nuk u përcaktua me marrëveshje.
Kritikët e Gorbaçovit në Rusi besojnë se ai duhet të kishte kërkuar edhe tërheqjen e trupave aleate nga Gjermania e ribashkuar. "Sigurisht, Bashkimi Sovjetik mund të kishte shtruar çështjen e trupave të huaja të stacionuara në Gjermani," i tha DW Vladislav Belov, kreu i Qendrës për Studime Gjermane në Akademinë Ruse të Shkencave. "Kjo mundësi shpëtoi."
Moska gjithashtu duhet të kishte kërkuar tërheqjen e armëve bërthamore të SHBA nga Gjermania, thotë Belov. Ai tregon se socialdemokratët gjermanë e kishin kritikuar këtë në bisedimet me Gorbaçovin. Martin Aust, historian i Evropës Lindore në Universitetin e Bonit, dyshon, "se kjo nuk do të ishte e zbatueshme. Ky do të ishte modeli i vjetër që dikur ofronte Stalini, i tha Aust DW: "Një bashkim i Gjermanisë si një shtet neutral. Adenaueri tashmë e kishte përjashtuar atë. Edhe qeveria Kohl ndoshta do ta kishte refuzuar këtë".
A kërkoi Gorbaçovi shumë pak para?
Akuza e dytë kryesore kundër Gorbaçovit është financiare. Moska ka marrë shumë pak para për miratimin e saj, thonë kritikët. Bashkimi Sovjetik ishte i goditur ekonomikisht. Boni ndihmoi dhe fillimisht dërgoi ushqime. Në verën e vitit 1990 Moska mori një kredi prej pesë miliardë markash gjermane.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Horst Teltschik[/caption]
Pak para nënshkrimit të Marrëveshjes Dy-plus-katër, Kohl dhe Gorbaçovi përsëri negociuan për pagesa të mëtejshme. Kancelari sugjeroi dhjetë miliardë, Gorbachev dëshironte të paktën 15. Më 10 shtator 1990, u arrit një marrëveshje mbi 12 miliardë Dojçmarka për tërheqjen e trupave sovjetike, plus tre miliardë të tjerë në formën e një kredie.
Qeveria federale ishte me sa duket e gatshme të vendoste një shumë më të madhe në tryezë. "Po të kishte thënë Gorbaçovi në atë kohë (shkurt 1990 - shënim i redaktorit): 'Z. kancelar, jam dakord, por kjo i kushton Republikës Federale të Gjermanisë 50 miliardë ose 80 miliardë' - a mund të kishim thënë jo?", thotë Horst Teltschik, ish-këshilltari për politikën e jashtme të Kohlit, në një intervistë për DW në korrik 2010. Edhe këshilltari i Gorbaçovit Valentin Falin besonte se Moska mund të kishte kërkuar deri 100 miliardë marka gjermane.
Për kritikë si Belovi, Gorbaçovi ishte një negociator i dobët. Në vitin 1990 shefi i Kremlinit mendoi më pak për vendin e tij dhe më shumë për rolin e tij në librat e historisë. "Gjermania i detyrohet falenderime të mëdha Gorbaçovit dhe Bashkimit Sovjetik," thotë historiani i Bonit, Martin Aust. "Gorbaçovi ishte shumë i sigurt se mund të krijonte një Bashkim të ri Sovjetik, se ai do të integrohej në një rend të ri botëror, në të cilin antagonizmi amerikano-sovjetik si në Luftën e Ftohtë nuk do të ekzistonte më." Por këto shpresa nuk u materializuan.
Gjermania si avokate e Moskës
Ndërsa kritikët në Rusi ankohen se Gorbaçovi duhet të kishte këmbëngulur për një periudhë më të gjatë tranzicioni, historiani Aust tregon mirëkuptim për nxitimin e Kohl-it. Nga pikëpamja gjermane, sot ne jemi të lumtur që bashkimi përfundoi shpejt. Gjermania i është mirënjohëse Gorbaçovit për këtë.
Këtë mirënjohje qeveria gjermane e tregoi edhe duke u bërë avokate e Moskës në Perëndim. Gjermania nxiti një afrim të G7-ës së atëhershme me Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë, ndihmoi Rusinë të bashkohej me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Këto dhe hapa të tjerë, tha Aust, shpesh janë lënë pas dore në debatet rreth trashëgimisë së Gorbaçovit./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38