Flash News

KRYESORE

GPS në pakot e kokainës, dyshime se si trafikantët i ikën policisë

GPS në pakot e kokainës, dyshime se si trafikantët i ikën

Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot e izoluara edhe me pjesë gome ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit.

Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips .

Operacioni për dorëzimin e kontrolluar u zhvendos nga porti i Pireut në portin e Durrësit menjëherë sapo katër kontenierët kanë nisur udhëtimin njëherazi me të njëjtën anije.

Top Channel raporton se i kërkuari Gentian Malindi me një makinë me targa franceze hyri në port. I dyshuari tjetër Ardian Bega , me detyrë patrulluese në kalatë rezulton të ketë shpërqendruar rojen e sigurisë duke e qerasur me alkool. Ndërsa i treti Altin Myslyhaka ka vazhduar drejt kontenierit duke marrë edhe çantën me drogë.

Malindi i kërkoi vartësit të tij Myslyhaka që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo.

Sapo kanë parë oriz, Malindi tha “na kanë vendosur çip”.

Top Channel pyet se përse policia nuk shpjegon as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht se si u zhduk nga sytë e policisë makina e trafikantëve në të cilën gjendej edhe GPS i policisë se bashku me çantën me ngarkesë.

Të fundit