Flash News

KRYESORE

I grabisin 15 mijë euro emigrantit në qendër të Korçës

I grabisin 15 mijë euro emigrantit në qendër të

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Korçës. Pre e grabitjes ka rënë një emigrant i sapo kthyer nga Greqia. Mësohet se ngjarja ka nodhur tek pazari i Korçës, ku emigranti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar një pikë këmbimi valutor për të konvertuar paratë nga euro në lek, por fatkeqësisht është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Emigranti i cili ra pre e grabitjes është nga Erseka dhe persona të paidentifikuar i kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se shuma e e grabitur shkon afërsisht 15 mijë euro, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit.

Të fundit