Flash News

KRYESORE

Grabisin makinën e policisë, autorët përplasen me shtyllën elektrike

Një automjet tip benz mercedez është përplasur në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor në lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës. Automjeti me targa VL 9861 B,ishte në pronësi të një punonjësi policie,ndërsa është grabitur nga persona të paidentifikuar ende nga policia. Këta të fundit janë përplasur me një shtyllë korrenti,ndërsa për të humbur gjurmët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo në afërsi të vendit të aksidentit, por dhe në brendësi të mjetit janë gjendur dhe njolla gjaku,që tregon se personat që kanë grabitur mjetin dhe kanë qenë në brendësi të tij të jenë plagosur,pas pëplasjes se mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu,ndërsa ka patur kërkime rreth vendit ku ndodhi aksidenti,ndërsa kryhet ekspertiza e mjetit për të identifikuar autorët.

Të fundit