Flash News

KRYESORE

“Grabisja për hakmarrje dhe para”, zbardhet dëshmia kontradiktore e Anna Malajt

“Grabisja për hakmarrje dhe para”, zbardhet dëshmia

Autorja e grabitjes së 3 karburanteve në qarkun e Fierit, Anna Malaj ka rrëfyer para grupit hetimor në lidhje me veprimtarinë e saj, ku vepronte së bashku me kushëritin Emiljano Grembi, i cili u vu sot në pranga.

31-vjeçarja ka pohuar se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer grabitjen e parë.

Ajo ka shpjeguar kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant, ku punonjësit i dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer kusurin, ka gabuar me kursin e këmbimit. Për këta arsye, ajo ka dashur të hakmerret ndaj tij.

Duke lënë pas aventurën e herës së parë, për dy tentativat e tjera, 31-vjeçarja mësohet të ketë thënë se ka qenë nevoja për para ajo që i ka shtyrë të shkojnë për të grabitur, pa ja arritur qëllimit. Autorësia e ngjarjes është pranuar edhe nga Emiljano Grëmbi, djalë i hallës së Anna Malaj, i ndaluar ditën e sotme.

Megjithatë, dëshmia e saj është disi kontradiktore pasi ajo rezulton të jetë pronare e një vile tre-katëshe, ndërsa bashkëshorti i saj, me të cilin ka një fëmijë jeton në emigracion.

Të fundit