Flash News

KRYESORE

Grabisnin banesat e të pasurve, policia greke arreston tre shqiptarë

Grabisnin banesat e të pasurve, policia greke arreston tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi që merrej me plaçkitjen e banesave të të pasurve në rrethinat e Athinës.

Të arrestuarit janë Adrian ose Ronald Çobo, 34 vjeç, Thanas Hysi (me disa emra), 45 vjeç, si dhe Vladimir Genaj, 31 vjeç. Sipas hetimeve të deritanishme grupi kishte arritur të fitonte shuma që i kalojnë 200 mijë eurot.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjete, tre pistoleta, një me silenciator, dy thika, 5800 euro, fishekë të ndryshëm, dorashka dhe kapuçë, bizhuteri, orë dhe monedha të vjetra, dy shkarkues elektrik, një llak piper, telefona, lëndë narkotike, ID të rreme dhe patenta shoferi.

 

 

Të fundit