Flash News

KRYESORE

Grabisnin karburante duke kërcënuar me armë, arrestohet e reja, në kërkim bashkëpunëtori i saj

Grabisnin karburante duke kërcënuar me armë, arrestohet e reja,

Policia e Fierit njofton se ka zbardhur tre ngjarje të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Sipas policisë, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

  • Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  • E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Të fundit