Flash News

KRYESORE

Grabisnin mjete lundruese në Greqi, arrestohen 4 të rinj

Grabisnin mjete lundruese në Greqi, arrestohen 4 të rinj

Policia njofton se në bashkëpunim me policinë greke ka bërë të mundur arrestimin e katër të rinjve të cilët akuzohen për vjedhje të mjeteve lundruese.

Policia thotë se mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit:

F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga policia shqiptare janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:

- Gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP.

- Varkë plastike "Evinrude" 25 HP.

Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

 

Të fundit