Flash News

KRYESORE

Grabit ‘Benz’-in e parkuar në një banesë, arrestohet i riu

Grabit ‘Benz’-in e parkuar në një banesë, arrestohet

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë tip Mercedez Benz, një portofol me dokumente si dhe 200 euro.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Amarild Muka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, Amarild Muka, 32 vjeç, banues në Tiranë dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilIt dispononte dokumenta të ndryshëm,  12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe ka marrë çelsat e automjetit tip Mercedes Benz. Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës duke u larguar me të.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, kanë arritur të identifikojnë autorin e kësaj ngjarje dhe kapjen e tij në flagrancë në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Një automjet tip Benz

-Një portofol me dokumenta

-200 euro

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Të fundit