Flash News

KRYESORE

Grabiten 2 kasaforta në postën e Rrëshenit, brenda tyre vetëm pulla postare dhe kupona pasaportash

Grabiten 2 kasaforta në postën e Rrëshenit, brenda tyre

Katër persona të maskuar kanë grabitur sot një nga pikat postar në Rrëshen. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, por pavarësisht reagimit të menjëhershëm të policisë, nuk është bërë e mundur kapja e autorëve.

Mësohet se grabitësit kanë marrë nga zyra 2 kasaforta dhe janë larguar, por në kasaforta që u grabitën ndodheshin vetëm pulla postare dhe kupona pasaportash. Autorët i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Të fundit